Barcelona dhe Atletico Madridi do të përballen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa Real Madridi do të luajë kundër Real Sociedadit.

Kështu është vendosur pas shortit të tërhequr të mërkurën.

Atletico dhe Reali do t’i luajnë ndeshjet kthyese në shtëpi në muajin prill, ndërsa ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 25 e 26 shkurt.

Atletico Madridi e mposhti Barcelonën 2:1 në elitën e futbollit spanjoll, kur për herë të fundit luajtën këto dy skuadra në muajin dhjetor.

Barcelona së fundmi e ka fituar Kupën e Mbretit në vitin 2021, ndërsa Atletico në vitin 2013.

Reali triumfoi në Kupë në vitin 2023, ndërsa në edicionin e kaluar, ishte eliminuar nga Atletico në 1/8 e finales.

Real Sociedadi ndërkohë nuk ka shkuar në gjysmëfinale të garës, qëkur e fitoi trofeun e tretë në histori të klubit në vitin 2020.

I ka humbur tri ndeshjet e fundit ndaj Real Madridit në ligën spanjolle.