Koreografia e tifozëve të Manchester Cityt në ndeshjen e mbrëmshme (e martë) kundër Real Madridit nuk i drejtohej futbollistit brazilian Vinicius Juniuor, por presidentit të Los Blancos, Florentino Perez.
Kjo është bërë e ditur në rrjetin social Tëitter, ku fansat kanë zbuluar se koreografia i është drejtuar presidentit të Mbretërve.
“Ndalo së vuajturi”, shkruante koreografia e lartpërmendur, krahas një fotoje të mesfushorit spanjoll Rodri duke puthur Topin e Artë që fitoi dhe gjithçka drejtohej kundër njeriut të parë të Real Madridit.
“A nuk e kuptoi askush në media se personi të cilit i drejtohej koreografia nuk ishte në fushë? Po, është Florentino Perez. Ishte ai që nxiti fushatën kundër Rodrit dhe bojkotin e ceremonisë së Topit të Artë nga lojtarët e klubit të tij. Na duhej të bënim diçka”, thuhet në mesazhin e fansave që kanë krijuar koreografinë.
Në fund të ndeshjes, Vinicius ka komentuar koreografinë e lartpërmendur dhe ka theksuar se gjëra të tilla i japin motivim shtesë, edhe pse në fund rezultoi se ato nuk ishin drejtuar drejtpërdrejt kundër tij.
Rastësisht, në tribunën jugore u shfaq një foto e Rodrit duke puthur Topin e Artë me frazën “Stop Crying your heart out” apo “Ndalo së vuajturi me zemrën”.
Ndryshe, “Stop Crying Your Heart Out” është një nga këngët më të famshme të grupit Oasis, i lidhur ngushtë me Manchester Cityn, fansat e mëdhenj të të cilit janë vëllezërit Liam dhe Noel Gallagher.