(20:42) – Paris Saint-Germaini ka bërë hap të rëndësishëm drejt një të tetës së finales të Ligën e Kampionëve.

Parisi të martën mbrëma e fitoi ndeshjen e parë të fazës nokaut të Championsit. Mposhti në udhëtim Brestin me rezultatin 3:0.

Vitinha ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 21-të për 1:0.

Dy golat e fundit i realizoi francezi Ousmane Dembele në minutën e 45-të dhe 66-të.

PSG-së iu anulua edhe një gol i shënuar nga Desire Doue në minutën e 50-të për shkak të pozitës jashtë loje.

Ndeshja e dytë e plejofit mes dy skuadrave franceze zhvillohet më 19 shkurt nga ora 21:00.


Parisi e shënon edhe golin e tretë

(20:14) – Paris Saint-Germaini e ka realizuar edhe golin e tretë ndaj Brestit.

Ousmane Dembele për 3:0 shënoi në minutën e 66-të.

Kjo ndeshje i takon plejofit të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.


PSG-ja me epërsi të lartë pas pjesës së parë

(19:36) – Paris Saint-Germaini është duke fituar 2:0 ndaj Brestit pas pjesës së parë.

Golin për 1:0 e shënoi Vitinha. Ai realizoi nga penalltia në minutën e 21-të.

Ousmane Dembele e realizoi golin e dytë në minutën e 45-të.

Kjo ndeshje i takon plejofit të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.


PSG-ja kalon në epërsi ndaj Bresitt

(19:16) – Skuadra e madhe franceze Paris Saint-German, ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj skuadrës tjetër franceze, Brest, në kuadër të plejofit të Ligës Kampionëve.

Golin për 1:0 e shënoi Vitinha. Ai realizoi nga penalltia në minutën e 21-të.