Paris Saint-Germaini ka “shkatërruar” Brestin për t’u kualifikuar në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores 3:0 në ndeshjen e parë, Parisi të mërkurën mbrëma fitoi 7:0 në ndeshjen e dytë të plejofit të fazës nokaut të Championsit.

Parisi ishte favorit i madh ndaj skuadrës tjetër franceze dhe këtë e konfirmoi me paraqitje bindëse në fushë.

Bradley Barcloa e Khvicha Kvaratskhelia shënuan në pjesën e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë realizuan edhe Vitinha, Desire Doue, Nuno Mendes, Goncalo Ramos dhe Senny Mayulu.