Inteligjenca Artificiale apo më saktë superkompjuteri i Opta ka përditësuar shanset e secilës skuadër për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në edicionin 2024/25 dhe ka nga ato ekipe që kanë pasur rritje, por edhe rënie në përqindje.

Sipas superkompjuterit të Opta, ekipi favorit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion është Liverpooli me 17.2% shanse, nga 20.2% sa kishte para shortit.

Shanset e Barcelonës për të fituar trofeun kanë shkuar nga 12.7% në 15.4% pas shortit dhe pjesës tjetër të ndeshjeve deri në finale, teksa janë skuadra që ka parë përmirësimin më të madh në parashikimin e saj nga 16 ekipet që morën pjesë.

Ky përditësim gjithashtu i ndihmon ata të kapërcejnë Arsenalin, i cili gjenden në vendin e tretë me 13.6% shanse dhe të distancohen nga Interi që tani ka 12.7% shanse për të fituar trofeun.

Superkompjuteri i beson Real Madridit më shumë se Atleticos

Opsionet për Real Madridin dhe Atleticon kanë ndryshuar gjithashtu pas ndeshjes me të cilat është paraparë të përballën në fazën e 1/8-tës.

Superkompjuteri i Opta vlerëson se, pas shortit, djelmoshat e Carlo Ancelottit kanë përmirësuar pritshmëritë e tyre nga 10.5% në 11.6%, teksa shifrat e ekipit të Diego Simeones kanë rënë nga 3.8% në 2.9%.

Paris Saint-Germain renditet pas Los Blancos me 8.8% shanse, ndërsa pas tyre vijnë Bayer Leverkusen me 5.8%, Bayern Munich me 5.8%, Lille me 1.4%, Benfica me 1.3%, PSV Eindhoven me 1.1% dhe Aston Villa me 1%.

Tri ekipet e vetme që kanë shanse më pak se 1 për qind janë: Borussia Dortmund me 8.8%, Club Brugge me 0.7% dhe Feyenoord me 0.6%.