Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen për Kupë të Kosovës kundër Suharekës.
Me fitoren e arritur 4:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të mërkurën mbrëma, Prishtina ka kaluar në çerekfinale të Kupës në futboll.
Alex Gnapi shënoi golin e parë në minutën e 16-të, kurse të dytin Ardian Muja në minutën e 31-të.
Dy golat tjerë i shënoi Dion Gallapeni, në minutën e 79-të dhe 88-të.