Barcelona po planifikon të përforcojë krahët e sulmit në afatin kalimtar të verës, duke pasur një listë të re synimesh.  

Vitin e kaluar, katalanasit ishin të interesuar për nënshkrimin e Nico Williams nga Athletic Bilbao, por lojtari zgjodhi të qëndronte në klubin e fëmijërisë. 

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona nuk ka ndërmend të rifillojë ndjekjen e Williamsit këtë verë për dy arsye kryesore.  

Së pari, forma e tij ka rënë, me vetëm katër gola dhe pesë asistime në 30 ndeshje këtë sezon.  

Së dyti, tensionet mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos pasi katalanasti provuan ta merrnin verës dhe ende nuk janë rregulluar, me baskët që akuzon klubin kundërshtar për bisedime me lojtarin pa lejen e tyre.

Si pasojë, Barcelona po shikon alternativa të tjera.   Luis Diaz (Liverpool), Rafael Leao (Milan) dhe Alexander Isak (Newcastle) janë në krye të listës së tyre të synimeve për verën e ardhshme. 

Barcelona me çdo kusht do të marr një sulmues që mund të luajë në krahë, për të plotësuar sulmin e tyre.