Trajneri i skuadrës së Heerenveenit, Robin van Persie, ka reaguar ashpër pasi skuadra e tij luajti ndaj 12 futbollistëve në ndeshjen që përfundoi mes polemikash në elitën e futbollit holandez. Heerenveeni barazoi 2:2 të shtunën me Fortuna Sittardin, në ndeshjen e xhiros së 21-të.

Skandali ndodhi kur kishin mbetur edhe dy minuta deri në përfundim të ndeshjes. Te Fortuna Sittardi u bënë dy zëvendësime. Ryan Fosso dhe Jasper Dahlhaus dolën nga loja, ndërsa në vend të tyre u inkuadruan Darijo Grujçiq dhe Owen Johnson. Shumë i nervozuar ishte Van Persie, i cili protestonte. Dahlhaus mbeti në fushën e lojës dhe luajti për afro një minutë derisa u pa nga gjyqtari. Vetëm një minutë më vonë, Fortuna Sittardi shënoi gol dhe e siguroi një pikë. Për atë që ndodhi në fushë, reagoi ashpër ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit, Van Persie.

“12-të lojtarë ndaj 11-të lojtarëve. Nuk e di se si kjo u lejua, por u lejua. Nuk mund të jetë e drejtë të luash ndaj 12 lojtarëve për një minutë. Kjo nuk mund të jetë e drejtë. Mendoj se është skandaloze. Nëse ata luajnë me 12 lojtarë dhe fitojnë rivënie anësore, qartë se mund të ketë ndikim. Rregulli është 11 kundër 11, jo 12 kundër 11”, ka deklaruar Van Persie për mediumin “ESPN” të Holandës pas ndeshjes. Mediumet në Holandë kanë shkruar pas ndeshjes ndeshja mund të përsëritet pjesërisht.