Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është në dyshim për ndeshjen kundër Leipzigut. Ai mund të mungoj për shkak sëmundjes.

Ndeshja Augsburg – Leipzig zhvillohet të premten nga ora 20:30 dhe i takon xhiros së 22-të të Bundesligës gjermane.

Trajneri Jess Thorup ka thënë se situata e Rexhbeçajt do të përcillet deri të premten.

Rexhbeçaj i mungoi Augsburut edhe në ndeshjen kundër Mainzit, por nga dhjetori i vitit të kaluar ka qenë titullar i padiskutueshëm duke startuar në gjashtë ndeshje rresht.

Mërgim Berisha po ashtu do t’i mungoj Augsburgut. Ai në fakt, nuk ka debutuar ende pas kthimit tek Augsburgu.