Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, u lëndua në disfatën që e pësoi Real Madridi nga Espanyoli me rezultatin 1:0.
“Diario AS” ka raportuar të hënën se Rudiger do të jetë jashtë fushave për dy javë.
Rudiger do t’i mungojë Realit në çerekfinale të Kupës së Spanjës ndaj Leganesit, në derbin ndaj Atletico Madridit dhe në ndeshjen e parë të plejofit në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
31-vjeçari Rudiger ka lëndim në këmbën e djathtë.
Te Reali janë të lënduar edhe Eduardo Camavinga, Eder Militao dhe Dani Carvajal.
Rudigeri është mbrojtësi kryesor i “Los Blancos”.