Plot 24 vjet më parë i dha fund karrierës si trajner, por italiani Arrigo Sacchi po mendon që të drejtojë sërish ndonjë skuadër.

Sacchi së fundi e drejtoi Parman në vitin 2001.

78-vjeçari Sacchi ka deklaruar se ka oferta nga disa skuadra për t’u bërë sërish trajner.

“Po mendoj t’i kthehem sërish punës si trajner. Kam shumë oferta, por nuk e di a do të kthehem në Itali apo në ndonjë shtet tjetër”, ka thënë Sacchi, shkruan të hënën “Football Italia”.

Suksesin më të madh si trajner, Sacchi e ka pasur te klubi i Milanit.

Milanin e drejtoi dy herë, së pari nga viti 1987 deri në vitin 1991 dhe më pas nga viti 1996 deri në vitin 1997.

Me “kuqezinjtë” ka fituar tetë trofe.

Ai ka qenë edhe selektor i Përfaqësueses së Italisë nga viti 1991 deri në vitin 1996.

Ka drejtuar edhe Atletico Madridin, Riminin dhe të rinjtë e Fiorentinas.

Sacchi ka qenë edhe drejtor sportiv i Real Madridit për një vit. Ka punuar edhe si drejtor teknik te Parma për dy vjet.