Përzgjedhësi i Kosovës A për futbolliste, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Kosova i luan dy ndeshjet e para kundër Maqedonisë së Veriut. Të parën e luan në Shkup të premten, kurse më 24 shkurt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në Ligën C6 është edhe Letonia.
Kosova ra nga Liga B, pasi ishte përfaqësuesja e vetme e Grupit 4 të Ligës B që e mbylli ciklin pa fitore.
Nuk shënoi asnjë gol për kualifikimet e “Euro 2025”. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, “Dardanet” pësuan 17 gola.
Vendin e parë e zuri Uellsi me 14 pikë, kurse në pozitën e dytë përfundoi Ukraina me 11 pikë. Kroacia nga gjashtë ndeshje fitoi nëntë pikë.
