(E përditësuar 22:03) –
Xherdan Shaqiri e ka shënuar edhe golin e dytë për Baselin, që po udhëheqë ndaj Luzernit, 2:1.
Shaqiri edhe golin e dytë e shënoi nga penalltia, në minutën e 57-të.
Kësaj radhe jo me “panenka”. E dërgoi topin në njërën anë, e portierin në anën tjetër.
Për të ishte goli i dhjetë në 20 paraqitje, krahas 12 asistimeve.
“Panenka” nga Shaqiri për golin e nëntë të sezonit
Baseli ishte në disavantazh që në minutën e parë në ndeshjen ndaj Luzernit kur shnëoi Levin Winkler.
Por vetëm tre minuta më pas, Xherdan Shaqiri realizoi gol nga penalltia për barazimin e rezultatit.
“Panenka” e Shaqirit u realizua në minutën e katërt, ndërsa për liderin e Baselit ishte goli i nëntë i edicionit aktual në 20 paraqitje.
Ai i ka edhe 12 asistime në total.
Ndeshja e së enjtes mbrëma i takon xhiros së 22-të të kampionatit elitar të Zvicrës.