Kylian Mbappe ka shkëlqyer për të udhëhequr Real Madridin drejt një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Në plejofin e fazës nokaut, kampioni në fuqi e kaloi Manchester Cityn.
Të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Madridi dominoi plotësisht për fitoren 3:1. Ndeshja e parë në Manchester kishte përfundurar 3:2 në të mirë të madrilenëve.
Që në minutën e katërt francezi Mbappe bëri të qartë se skuadrën e Pep Guardiolas e pret njëra prej mbrëmjeve më të vështira. Ai shënoi gol të bukur me goditje parabolë për 1:0.
Në minutën e 33-të, Mbappe dribloi bukur mbrojtësin Joshko Gvardiol dhe realizoi tjetër gol të bukur për 2:0.
Me rezultatin 2:0 përfundoi pjesa e parë.
Por situata nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.
Skuadra e Carlo Ancelottit dominoi plotësisht, ndërsa për 3:0 Mbappe shënoi në minutën e 61-të. Këtë herë shënoi me goditje të ultë nga distanca.
Fare në fund, në minutën e 92-të, Manchester City realizoi për 3:1. Nico Gonzalez ishte realizator.
Shorti për një të tetën e finales tërhiqet të premten në ora 12:00.
Me shfaqjen e së mërkurës, Madridi sërish është prej favoritëve për të triumfuar në Champions.
Ndërkohë Manchester City vetëm ka konfirmuar krizën e thellë që po e kalon këtë edicion.