Mohamed Salah ishte sërish vendimtar në fitoren e Liverpoolit.

Liverpooli fitoi 2:0 ndaj Bournemouthit.

Kjo ndeshje u luajt të shtunën mbrëma dhe i takoi javës së 24-t të Premier Leagues.

Të dy golat e Liverpoolit i realizoi sulmuesi egjiptian, Salah.

32-vjeçari Salah golin e parë e shënoi nga penalltia në minutën e 30-të.

Golin e dytë e realizoi në minutën e 75-të me asistimin e Curtis Jones.

Salahu këtë edicion në 33 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka shënuar 25 gola dhe ka kontribuar me 17 asistime.

Liverpooli mbetet lider me 56 pikë por ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Bournemouthi ka 40 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.