Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Milani ka pësuar disfatë edhe në Serie A.
Milani të shtunën mbrëma u mposht në udhëtim nga Torino me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të Serie A.
Malick Thiaw shënoi autogol në minutën e pestë për epërsinë e mysafirëve.
“Kuqezinjtë” shifrat i barazuan në minutën e 74-t me golin që e shënoi Tijjani Reijnders.
Por gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi dy minuta më pas mesfushori Gvidas Gineitis e realizoi golin e fitores për vendësit.
Milani humbi edhe penallti në minutën e 32-të.
Torino është në mesin e tabelës me 31 pikë.
Milani ka dhjetë pikë më shumë dhe renditet në pozitën e shtatë.