Ylli spanjoll, Lamine Yamal ka emëruar një ekip që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit.
17-vjeçari ka fituar tashmë La Ligën, Euro 2024 dhe Superkupën e Spanjës dhe pa dyshim do të shpresojë të fitojë garën kryesore të klubeve evropiane këtë sezon.
Dhe bazuar në performancën e Barcelonës në fazën e grupeve me 36 ekipe, ata janë një nga favoritët për të ngritur trofeun në Mynih të Gjermanisë, më 31 maj.
Skuadra katalunase përfundoi e dyta në fazën grupore, e cila siguroi kualifikimin automatik për në fazën e 1/8-tës, e cila do të fillojë më 4 mars.
Dhe Yamal ka qenë i spikatur në këtë sezon, duke regjistruar tashmë 11 gola dhe 15 asistime në 32 paraqitje për pesë herë kampionët e Evropës.
Por kush mendon ai do të jetë sfiduesi më i madh i Barçës për Ligën e Kampionëve të këtij viti?

“Unë mendoj se vetëm Liverpooli është më favorit se ne në Ligën e Kampionëve… pasi ata arritën vendin e parë”.
“Ne mund të garojmë për ta fituar atë. Mund të jemi aty”, ka thënë Yamal për Mundo Deportivo.