Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka shënuar gol për ndeshjen e dytë rresht në Bundesliga 2, me skuadrën e Elversbergut. 

Elversbergu falë kontributit të Asllanit dhe golit tjetër të realizuar nga Carlo Sickinger, fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Greuther Furthit. 

Ishte ndeshje e xhiros së 22-të e kategorisë së dytë të futbollit gjerman. 

Asllani, që në xhiron e kaluar shënoi në fitoren ndaj Darmstadtit në udhëtim, realizoi në minutën e gjashtë për 1:0. 

Ai tani ka 12 gola e pesë asistime. Në ndeshjen e fundit luajti deri në minutën e 87-të. 

Elversbergu ka 35 pikë dhe është në kërkim të inkuadrimit në Bundesligë.