Paris Saint-Germaini nuk ka pësuar ende disfatë këtë edicion në kampionatin francez.

Disfatën e parë shpreson t’ia shkaktojë skuadra e Toulouset.

Parisi të shtunën nga ora 21:05 do të jetë mysafir i Toulouset.

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 22-të të Ligue 1.

Parisi është lider me 53 pikë. Toulouse ka 27 pikë në vendin e dhjetë.

Të shtunën nga ora 17:00 luan Marseille, që është në pozitën e dytë me 43 pikë.

Marseille takohet me Saint-Etiennen, që ka 18 pikë në vendin e 16-të.

Skuadrës së Lillet do t’i mungojë sërish Edon Zhegrova.

Lille të dielën nga ora 20:45 do të luajë në udhëtim te Rennesi, në ndeshjen e fundit të xhiros.