Borussia Dortmundi të shtunën nga ora 15:30 luan ndaj Stuttgartit në kuadër të xhiros së 21-të të Bundesligës.
Dhe do të kërkojë fitoren me kroatin Niko Kovaç, i cili debuton si trajner në krye të “verdhezinjve”.
Dortmundi në pesë ndeshjet e fundit në ligë ka tri humbje, një barazim dhe një fitore. Renditet në pozitën e 11-të me 29 pikë.
Stuttgarti ka tri pikë më shumë.
Të shtunën nga ora 15:30 luan edhe kampioni në fuqi i elitës së futbollit gjerman, Bayer Leverkuseni. Leverkuseni, që me shumë vështirësi avancoi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, përballet me Wolfsburgun.
Leverkuseni është në vendin e dytë me 45 pikë.
Wolfsburgu renditet në pozitën e dhjetë me 29 pikë.
Të shtunën nga ora 15:30 luhen edhe ndeshjet Freiburg – Heidenheim, Hoffenheim – Union Berlin dhe Mainz – Augsburg, kurse Borussia Monchengladbach – Eintracht Frankfurtit nis në orën 18:30.
Holstein Kiel – Bochum nga ora 15:30 dhe Leipzig – St. Pauli nga ora 17:30, janë dy ndeshjet e fundit të xhiros të cilat luhen të dielën.