Boksierë të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të marrin pjesë në turneun “Pavarësia”.
Turneu i 17-të me radhë do të mbahet të shtunën, më 15 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
“BoxK ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin sa më të mirë të këtij turneu, i cili nga viti në vit po bëhet edhe më masiv dhe cilësor”, shkruan në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.