Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me shefin e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Antonio Louzán, në një hap kyç pas formimit të bordit të ri drejtues të federatës spanjolle.
Në këtë takim, dy çështje madhore ishin në qendër të diskutimeve: organizimi i Kampionatit Botëror 2030, ku Spanja është një nga vendet pritëse, si dhe finalja e Ligës së Kampionëve që pritet të mbahet në Madrid në vitin 2027.
Ky takim konsiderohet një lëvizje strategjike për forcimin e marrëdhënieve mes UEFA-s dhe federatës spanjolle, ndërsa pritet që vendimet përfundimtare mbi këto dy evente të mëdha të merren në muajt në vijim.