Xherdan Shaqiri është lojtari me statistikat më të mira në ligë. Por statistikat e tij nxjerrin në pah një problem: pa të, Baseli shpesh nuk fiton.

(20 Minuten) -Gjërat po shkojnë mirë për Baselin këtë sezon. Edhe pse ka pasur një humbje dhe një barazim në kampionat së fundmi, Baseli ka ende gjasa të mira për të fituar titullin kampion. Baseli është po ashtu në garë për Kupë të Zvicrës.

Por ka një statistikë që duhet t’i shqetësojë tifozët dhe udhëheqësit e Baselit.

Varësia nga ish-futbollisti i Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Në 22 ndeshje në të gjitha garat, 33-vjeçari shënoi dhjetë gola dhe asistoi 12 të tjerë. Kjo e bën lojtarin e preferuar nga tifozët, që ka statistikat më të mira në ligë. Por… Baseli nuk mund të fitojë nëse Shaqiri nuk shënon – të paktën që nga barazimi 1:1 kundër Lausanne-Sport në fund të nëntorit.

Statistikat

Skuadra e Fabio Celstinit ka luajtur nëntë ndeshje në ligë që atëherë. Rekordi është tre fitore, katër barazime dhe dy humbje. Ndikimi i Shaqirit? I Madh. Ai ndihmoi Baselin t’i fitojë shtatë pikë gatë kësaj faze, por në katër ndeshjet pa përfshirjen e tij dikrekte, Baseli mbeti pa fitore. Një shenjë është e qartë: Pa shtysën e tij, skuadrës i mungon forca vendimtare.

Dhe, edhe më keq. Vetë Shaqiri, i cili realizoi golin e parë për tre pikët e para kundër Young Boysit, kohët e fundit ka mbetur pa shënuar gola, ndaj Servettes dhe Lausanne-Sport.

Një pengesë e pazakontë për sulmuesin që ndryshe cilësohet si vendimtar në lojë. Baseli së fundmi ka një humbje dhe një barazim.

Në kampionati ai shënoi çdo 192 minuta. Në total, ai pati 29 raste për gol, nga të cilat tetë i realizoi dhe 19 ishin në kornizë të portës. Dhe po, sigurisht që do të ishte shumë e lehtë të thuhet se Shaqiri është i vetmi përgjegjës për suksesin e Baselit. Por është një tregues. Patjetër.

Kritikat

Pas ndeshjes kundër Lausanne-Sport, Shaqiri kritikoi ekipin e tij për humbje të rasteve dhe bëri thirrje për më shumë efikasitet. “Sigurisht, gjithmonë mund të kritikoni mënyrën se si nuk i shfrytëzojmë rastet, siç ishte rasti në ndeshjet e fundit”, tha ai. “Kur jemi në epërsi duhet të shënojmë gol tjetër në mënyrë që të arrijmë epërsinë 2:0 dhe ta fitojmë ndeshjen në fund”.

Edhe trajneri Celestini kërkoi efikasitet më të madh.

Këtë fundjavë Baseli luan kundër St. Gallenit. A do të shënojë Shaqiri? A do të jetë Baseli fikas? Do të mësojmë më shumë të shtunën pas ndeshjes që nis në ora 20:30.