Boksieri Altin Zogaj ka shënuar fitore ndaj Alexander Rigas,  duke rrëmbyer kështu titullin e Evropës në WBA dhe mbrojti njëkohësisht titullin të Evropës në IBO. 

“Në një atmosferë të jashtëzakonshme kampioni Altin Zogaj fitoj titullin e Evropës në ËBA dhe mbrojti njëkohësisht titullin të Evropës në IBO”, është bërë e ditur në profilin e Altin Zogaj. 

Në garën kryesore të mbrëmjes, boksieri i pamposhtur kosovar Altin Zogaj (16-0, 8 KO) fitoi me vendim unanim dhe siguroi titullin e WBA Continental në peshën e lehtë ndaj Aleksander Rigas (20-3, 9 KO).  

Pas dhjetë raundeve të vështira, gjyqtarët shënuan ndeshjen 97-93 dhe dy herë 96-94 në favor të Zogajt. 

Zogaj, i cili është 31 vjeç, tani ka një bilanc mbresëlënës me 16 fitore dhe asnjë humbje . 

Alexander Rigas, i cili u mposht, ishte kundërshtarin më të fortë deri tani. Me 23 ndeshje, prej të cilave 20 të fituara, Rigas njihej jo vetëm përvojë, por edhe një teknikë të mirë.  

Megjithatë, Zogaj ishte i vendosur të sigurojë titullin WBA dhe të mbrojë atë IBO, gjë që ia doli.