Skuadra që bën gara në Ligën e Parë, Vëllaznimi, e ka eliminuar Gjilanin nga Kupa e Kosovës në futboll të mërkurën.

Skuadra gjakovare mposhti 2:1 ekipin që bën gara në Superligë dhe u kualifikua në çerekfinale.

Në çerekfinale kaluan edhe Llapi e Malisheva.

Llapi fitoi 2:0 ndaj Vushtrrisë, ndërsa Malisheva me rezultat të njëjtë mposhti në udhëtim Dinamon e Ferizajt.

Drita – Dukagjini ka shkuar në shtesë, ndërsa Prishtina – Suhareka do të luhet në orën 17:00.

Nesër do të përballen Feronikeli 74’ kundër Prishtinës së Re dhe Ferizaj ndaj Rilindjes.