Besiktas po udhëheq 1-0 ndaj Kirklarelisporit në ndeshjen e Kupës së Turqisë, falë një goli të shënuar nga Ernest Muçi në minutën e 62-të.

Pas një pjese të parë të barabartë, sulmuesi shqiptar arriti të gjente rrjetën me një gol që erdhi pas një aksioni të çuditshëm në zonë. Muçi shfrytëzoi një devijim të papritur dhe përfitoi nga gabimi i mbrojtjes kundërshtare për të kaluar Besiktasin në avantazh.

 

Ndeshja është ende në zhvillim dhe Besiktasi po synon të ruajë epërsinë për të siguruar një fitore të rëndësishme në këtë fazë të Kupës së Turqisë.