Komentatori Andin Lokaj e ka filluar komentimin e ndeshjes Juventus vs Inter në mënyrë të pazakontë.

Ai e ka quajtur “hajvan”, kryeministrin Albin Kurti, duke iu përgjigjur me etiketën e njëjtë që Kurti iu ka referuar opozitës më 9 shkurt, duke i quajtur “hajvanë”.

“Kryeministri me hajvan ne histori, e kam nje deshire qe kryeministri me hajvan mos me degjoj sonte, se e nali. Kryeministri, po cfare kryeministri more, me hajvani”, ka thënë ndër tjerash Lokaj para se të fillonte derbi italian.

Siç merr vesh nga burimet e veta raporto24.com komentatori i sportit Andin Lokaj është pushuar nga puna pas komentimit skandaloz ndermjet Juventusit dhe Interit në Seria A.

Lokaj me tu filluar loja filloj të komentoj me një qasje të çuditshme dhe pas disa momentesh ofendoi edhe kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë transmetimit në fund të pjesës së parë, pati një periudhë kohore prej 2-3 minutash pa komentator, deri sa filloi komentimi nga tjetër komentator.