Harry Maguire ka shënuar gol në minutën e 93-të për t’ia siguruar fitoren Manchester Unitedit. Por mbrojtësi anglez duhet t’i falet mungesës së VAR-it në Kupën FA pasi në momentin e golit ishte dukshëm në pozitë jashtë loje.
Unitedi të premten në kuadër të raundit të katërt të FA Cup e mposhti Leicester Cityn në shtëpi me rezultatin 2:1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 42-të me golin që e shënoi Bobby De Cordova-Reid.
Joshua Zirkzee i barazoi shifrat në minutën e 68-të kurse Maguire krejt në fund të ndeshjes me asistimin e Bruno Fernandesit e shënoi golin e fitores për 2:1 – gol që do duhej të anulohej.