Sezoni i futbollit të Amerikës së Veriut u hap me ndeshjet e CONCACAF Champions Cup dhe Inter Miami festoi një fitore 1-0 në udhëtim te Sporting Kansas City falë një goli të Lionel Messi.
Bëhet fjalë për ndeshjet e garës kontinentale, e cila fillon nga faza e 1/16-tës dhe luhen dy ndeshje.
Në të parën, Messi i pathyeshëm tregoi se mosha është vetëm një numër dhe me një moment frymëzimi i solli një avantazh të vlefshëm skuadrës së tij përpara ndeshjes së dytë.
Messi mëngjesin e sotëm (e enjte) luajti në kushtet më të ftohta të karrierës së tij. Në Kansas City ishte minus 15 gradë, me një ndjesi reale prej minus 21.
Është zyrtarisht një nga ndeshjet më të ftohta në historinë e futbollit në Shtetet e Bashkuara, por Messi e trajtoi mirë dhe tregoi se edhe kjo nuk mund ta dëmtonte.
https://x.com/espnfc/status/1892400268597178581?s=46
Ishte minuta e 56-të kur Sergio Busquets i dërgoi topin argjentinasit, i cili e priti shkëlqyeshëm me gjoks, bëri një driblim brenda zonës dhe me një goditje të bukur mposhti portierin vendas.
Ndeshja e kthimit në Miami është planifikuar për 26 shkurt dhe Inter Miami ka një avantazh të mirë. Nëse asgjë tjetër, të paktën lojtarët e të dyja skuadrave do të kenë kushte dukshëm më të mira loje, për sa i përket motit.