Bayer Leverkuseni në edicionin e kaluar shkroi histori duke e fituar titullin e parë në Gjermani dhe me rekord, pa e pësuar asnjë humbje të vetme.

Në edicionin aktual Leverkuseni synon tjetër kapitull – mbrojtjen e titullit.

Por për ta bërë një gjë të tillë, Leverkuseni duhet të fitojë të dielën ndaj rivalit aktual, Bayern Munichut.

Ndeshja e xhiros së 22-të e Bundesligës gjermane mes Bayernit e Leverkusenit, zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.

Bavarezët prijnë në tabelë me 54 pikë. Leverkuseni është i dyti me 46 pikë.

Te Leverkuseni besojnë se diferenca e tetë pikëve mund të shkrihet.

Granit Xhaka është optimist.

Sa u përket statistikave, fitorja e Leverkusenit do të hapte garë të re për titull pasi diferenca do të ishte pesë pikë. Në edicionin 2006/07, Stuttgarti ishte pesë pikë prapa Schalkes pas 22 xhirove, por në fund e fitoi kampionatin. Bayer Leverkuseni do të mundohet ta shfrytëzojë Stuttgartin si model, ka shkruar gazeta gjermane “Bild”.

“Gjithçka është e mundur, ne nuk dorëzohemi lehtë. Ka ende ndeshje dhe e dimë se ku qëndrojmë. Ne jemi vetëkritikë dhe do të duhej shumë mund për ta mbrojtur titullin. Por, pa dyshim se nuk është e pamundur”, ka deklaruar Xhaka.