Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll më 21 mars do ta zhvillojë miqësoren kundër Irlandës së Veriut. Ndeshja që do të luhet në Belfast, do të jetë e para për Zvicrën e drejtuar nga selektori Murat Yakin. Pas katër ditësh, Zvicra do ta zhvilloj edhe miqësoren e dytë kundër Luksemburut në St. Gallen.
Zvicra edhe në qershor do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore.
Përfaqësuesja e Zvicrës nuk do t’i nis kualifikimet për Kupën e Botës 2026 deri në vjeshtën e këtij viti.
Zvicra në kualifikimet për Botërorin 2026 që do të organizohet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballet me Kosovën, Suedinë dhe Slloveninë në Grupin B kualifikues.
Ndeshjet kualifikuese të këtij grupi nisin në muajin shtator.
Zvicra – Kosova është ndeshja e parë, që luhet më 5 shtator.
Ndryshe nga Kosova që në muajin mars do t’i ketë dy ndeshje të plejofit për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me Islandën.