Edon Zhegrova në verë do të largohet nga Lille. Dhe një prej destinacioneve të mundshme të tij është Barcelona.

Të paktën kështu raporton të hënën gazeta spanjolle “Sport”.

Kjo gazetë e ka përshkruar Zhegrovën si njërin prej lojtarëve të krahut më të talentuar në futbollin evropian. Dhe ka shkruar se Zhegrova është në “radarin” e Barçës.

Napoli është një tjetër destinacion i mundshëm i Zhegrovës, që sot feston ditëlindjen e 26-të.

Zhegrova nuk ka luajtur prej mesit të dhjetorit për shkak të një lëndimi në pjesën e poshtme të barkut.