Rey Manaj e ka mbyllur ndeshjen e xhiros së 29-të të elitës së futbollit të Turqisë me Sivassporin me bilanc prej dy golave e dy asistimeve. 

Manaj dhe Sivasspori të shtunën gjatë ditës fituan thellë ndaj Adana Demirsporit 5:1. 

28-vjeçari i cili i shënoi dy gola për Shqipërinë në ndeshjen e fundit ndaj Andorrës në fitoren 3:0 në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, e hapi serinë e golave në minutën e 13-të. 

Vetëm pesë minuta më vonë shënoi për 2:0. Ai tani i ka dhjetë gola të shënuar e pesë asistime.  

Manaj ishte asistues në dy golat e fundit të shënuar në minutën e 68-të nga Turac Boke, dhe në minutën e 76-të kur rezultatin 5:1 e vendosi Efkan Bekiroglu. 

Manaj e kompletoi ndeshjen te vendësit. 

Sivasspori, megjithatë, vazhdon luftën e madhe për mbetje në elitë dhe pas 28 ndeshjeve ka 30 pikë. 

Adana Demirspori në edicionin tjetër do të bëj gara në kategorinë e dytë.