Në ndeshjen e parë pas kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Arsenali bëri një tjetër paraqitje të madhe të dielën kundër një nga skuadrave që rrezikon rënin në Championship. Arsenali mposhti thellë 4:0 Ipswich Townin mtë dielën në ndeshjen e xhiros së 33-të të Premier Leagues së Anglisë.
Arsenali dominoi nga fillimi dhe kaloi në epërsi në minutën e 14-të kur Martin Odegaard shënoi pas harkimit të Bukayo Sakas. “Topçinjtë” dyfishuan epërsinë nëpërmjet Gabriel Martinellit, që shënoi në portën e zbrazët. Ipswichit iu vështirësuan punët edhe më shumë kur Leif Davis u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Sakas.
Torssad shënoi tjetër gol për Arsenalin në minutën e 69-të. Golin e katërt për Arsenalin e shënoi zëvendësuesi Ethan Nwaneri.
Arsenali pati edhe disa raste tjera, ndërsa ishte humbja e shtatë e Ipswichit në shtëpi gjatë vitit dhe është shumë afër rënies nga Premier League. Ipswichi është në vendin e 18-të me 21 pikë.
Me fitore, Arsenali ka “shtyrë” festën e Liverpoolit. Arsenali është në vendin e dytë me 66 pikë. Ipswichi është në vendin e 18-të me 21 pikë.



























