Skuadra e Dritës po i afrohet edhe më afër titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita të dielën ka shënuar tjetër fitore duke e mposhtur Suharekën me rezultatin, 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të elitës së futbollit kosovar.

Rron Broja i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 21-të.

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 44-t me golin që e realizoi Eneid Kodra.

Golin e fitores për skuadrën gjilanase e realizoi ukrainasi, Denys Kostyshin.

Kjo ndeshje i takon javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita mbetet lidere me 66 pikë.

Suhareka është në pozitën e parafundit me 33 pikë.