Elversbergu është afër që të shkruajë historinë në futbollin gjerman dhe meritat më të mëdha për këtë i ka sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani.

Asllani në pjesën e parë ka asistuar e ka shënuar gol, ndërsa Elversbergu është duke fituar 2:0 në udhëtim te Heidenheimi.

22-vjeçari në edicionin aktual ka shënuar 19 gola e ka kontribuuar me nëntë asistime.

Është ndeshja e parë e plejofit për promovim në Bundesligë.

Elversbergu e synon Bundesligën për herë të parë në histori.

Dueli kthyes zhvillohet të hënën nga ora 20:30, me Elversbergun vendës.

Asllani asistoi në golin për 1:0 në minutën e 18-të, ndërsa për 2:0 realizoi në minutën e 42-të.

Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë.