Galatasaray e ka fituar Kupën e Turqisë të mërkurën mbrëma për herën e 19-të në histori të klubit.

Skuadra e madhe turke në finale e mposhti Trabzonsporin me rezultatin 3:0.

Finalja u zhvillua në stadiumin e Gaziantepit.

Baris Alper Yilmaz shënoi në minutën e pestë për 1:0, ndërsa dy golat e tjerë i shënoi sulmuesi nigerian, Victor Osimhen.

Osimhen shënoi me të filluar pjesa e dytë dhe në minutën e 63-të e vendosi rezultatin përfundimtar.

Osimheni e theu edhe rekordin me më së shumti gola prej futbollistëve të huaj që kanë veshur fanellën e Galatasarayt.

Në këtë edicion, Osimheni ka realizuar 35 gola në total.

Mario Jardeli kishte 34 gola në 43 ndeshje në edicionin 2000-01.