Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk është paraqitur nga minuta e parë për Mallorcan ndaj Gironas. Por, Muriqi është në bankën e rezervistëve në këtë përballje që nis nga ora 21:00.

Ndeshja Girona – Mallorca i takon javës së 34-t të La Ligas. Për Mallorcan, ndeshja ndaj Gironas është shumë e rëndësishme. Mallorca synon ta mbyllë sezonin në njërën nga pozitat që siguron paraqitjen në garat evropiane. I mungoi Mallorcas në katër ndeshjet e fundit në La Liga.

Muriqi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcas. 31-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar dy herë.