Përditësim – Luka Modriq e ka përmbyllur kapitullin e tij te skuadra e Real Madridit me fitore 2:0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e veçantë. 

Modriq luajti deri në minutën e 85-të, në ndeshjen ku Kylian Mbappe i realizoi dy gola. 
Mesfushori i magjishëm kroat u nderua nga gjithë të pranishmit e kundërshtarët për kontributin e dhënë për klubin mbretëror. 

U krijua edhe korridori i nderit teksa ai e la fushën me lot në sy, e të emocionuar kanë qenë edhe gjithë të pranishmit. 

Kroati i përqafoi edhe familjarët. 

Ndeshja në “Bernabeu” ishte e fundit edhe për trajnerin italian, Carlo Ancelotti, si dhe Lucas Vazquezin. 

Luka Modriq mbetet futbollisti më i dekoruar në historinë e Real Madridit me 28 trofe. 15 trofe i ka të fituara Ancelotti.