Sulmuesi Astrit Selmani ka shënuar gol në Rumani. Ai ka shënuar gol nga penalltia në ndeshjen që Dinamo Bukureshti e humbi 3:1 nga FCSB. 

Ndeshja FCSB – Dinamo Bukureshti i takoi plejofit të elitës së futbollit rumun. Selmani realizoi nga penalltia në minutën e 56-të. 

Është goli i dytë në plejof. 

Gjatë edicionit të rregullt, Selmani shënoi 12 gola në 28 ndeshje.

Me fitoren e arritur të hënën mbrëma, FCSB i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit. 
FCSB zë vendin e parë me 45 pikë. Ka shtatë pikë më shumë se Cluji.

Dinamo Bukureshti është në vendin e gjashtë me 30 pikë.