Shqipëria U17 të hënën pësoi katër gola nga Portugalia në nisje të Kampionatit Evropian.

Të enjten pësoi edhe katër gola tjerë, në disfatën 4:0 nga Gjermania.

Ndeshja u zhvillua në “Elbasan Arena” dhe i takoi Grupit A.

Golat për përfaqësuesen gjermane i shënuan Jeremiah Mensah, Alexander Staff, Ëisdom Mike dhe Keziah Oteng-Mensah.

Shqipëria është e fundit pas dy ndeshjeve.

Gjermania ka tri pikë në vendin e tretë pas dy ndeshjeve, pas disfatës së pësuar nga Franca në ndeshjen e parë, 3:0.

Shqipëria që është nikoqire e turneut, ndeshjen e fundit e zhvillon të hënën ndaj Francës nga ora 20:30 në Elbasan.