Manchester Unitedi nuk po planifikon ta shesë kapitenin e skuadrës, Bruno Fernandes.
“Daily Mail” ka raportuar të martën se skuadra nga Arabia Saudite, Al-Hilal, ka shprehur interesim për ta transferuar portugezin Fernandes.

Mësohet se menaxherët e Fernandesit janë takuar me drejtuesit e Al-Hilalit.

Por ende Unitedi nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare nga klubi arab.

Edhe nëse klubi arab dërgon ofertë për Fernandesin, Unitedi do ta refuzojë atë.  30-vjeçari është shumë i rëndësishëm për skuadrën angleze.

Trajneri i gjigantit anglez, Ruben Amorim, më herët kishte deklaruar se Fernandesi nuk do të largohet në verë.

Fernandes është golashënuesi më i mirë i Unitedit këtë edicion.  Mesfushori me tipare sulmuese në 52 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 18 asistime.

Pjesë e Unitedit është nga viti 2020. Kontrata i përfundon në verën e vitit 2027.