Meriton Korenica ka realizuar tjetër gol në elitën e futbollit rumun. 

Korenica e realizoi golin e epërsisë për Clujin në minutën e 35-të ndaj skuadrës Universitatea Cluj. 

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Cluj – Universitatea Cluj dhe skuadra e Korenicës dhe Lindon Emërllahut po udhëheq 1:0. 

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiros e shtatë të plejofit të Superligës së Rumanisë.