Përfaqësuesja e Serbisë në futboll nuk është vendosur në hotelin që është fare pranë stadiumit “Air Albania” në Tiranë. Serbët kanë zgjedhur një hotel që është rreth 20 minuta larg stadiumit.
Në media të ndryshme ka pasur raportime që hoteli është zëvendësuar në momentin e fundit. Në afërsi të stadiumit vendosen thuajse të gjitha përfaqësueset tjera.

Por nga federata serbe kanë mohuar këtë. Kanë thënë se hotelin e kanë zgjedhur tre muaj më parë dhe as që e kishin opsion stadiumin në afërsi të stadiumit. Kanë thënë se kanë zgjedhur një hotel të qetë.
Në stadiumin në kompleksin e stadiumit, serbët do të mund të ishin në fushë duke lëvizur përmes liftit shkruan “Sportklub”. Bashkë me përfaqësuesen serbe është edhe kuzhinieri. Lojtarët e Serbisë menjëherë pasi dolën nga aeroplani kanë udhëtuar për në hotel, nën masa shumë të rrepta të sigurisë.




























