Blend Baftiu është kthyer te skuadra e Prishtinës.

Lajmi është bërë i ditur të shtunën pasdite.

Baftiu, i cili karrierë ka bërë edhe te Ramiz Sadiku, Flamurtari, Ballkani e Drita, së fundmi ishte futbollist i Llapit.

“Mirë se vjen, Blend”, ka shkruar Prishtina.

Baftiu në sezonin e kaluar në Superligë i luajti 32 ndeshje, ndërsa i shënoi katër gola e dy asistime.