Interi të mërkurën e ka prezantuar transferimin e mesfushorit Petar Suçiq nga Dinamo e Zagrebit.

Talenti kroat i kompletoi testet mjekësore në janar të këtij viti, ndërsa të mërkurën vetëm u konfirmua transferimi i tij.

Ai do të luajë për Interin edhe në Kupën e Botës, që nis në këtë muaj.

Mediumet italiane kanë shkruar se kompletimi i transferimit të tij është bërë për 14 milionë euro, plus 2.5 milionë euro të tjera bonuse.

21-vjeçari premtues i shënoi shtatë gola dhe dhuroi katër asistime në 32 paraqitjet e këtij edicioni në të gjitha garat.