Futbollistet e Kosovës e kanë mbyllur baras 2:2 pjesën e parë të ndeshjes kundër Letonisë. Ndeshja Letoni – Kosovë po luhet në Riga, ndërsa i takon Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Kosovës i duhet fitorja në ndeshjen ndaj letonezeve për t’u kthyer në Ligën B të Ligës së Kombe. Vetëm fituesi i grupit kalon në ligën B. Prej pozitës së dytë mund të sigurohet plejofi.
Letonia kaloi e para në epërsi me autogolin e Marigonë Tahirit në minutën e 17-të.
Pas tre minutave, Kosova barazoi rezultatin. Golin e barazimit 1:1 e shënoi Blerta Smaili në minutën e 20-të. Shpejtë shënoi edhe golin e epërsisë 2:1. Në minutën e 31-të, golin për 2:1 e shënoi kapitenia Erëleta Memeti.
Megjithatë, pjesa e parë përfundoi baras, 2:2. Golin e barazimit e shënoi Karifina Miksone në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.




























