Futbollistet e Spanjës kanë arritur për herë të parë në finale të Kampionatit Evropian. Për herë të parë kanë fituar ndaj Gjermanisë, tetë herë kampiones evropiane. Dhe për këtë arsye, fitorja në gjysmëfinale të Evropianit të zhvilluar të mërkurën mbrëma, për spanjollet është historike.
Spanja fitoi 1:0 ndaj Gjermanisë në stadiumin “Letzigrund” në Zurich.
Sfida u vendos në vazhdime pasi koha e rregullt u mbyll 0:0.
Në minutën e 113, mesfushorja e Barcelonës bëri veprim të mirë individual në zonë pas topit të pranuar nga sulmuesja e Real Madridit, Athenea del Castillo. Dhe nga një kënd i vështirë, realizoi për 1:0.




























