Rute Jota, gruaja e futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jotas, i cili vdiq bashkë me vëllain e tij, Andre Silva, ka mbërritur në morgun në Spanjën veriore. 

Ajo ishte në mesin e të afërmve që u panë duke qarë dhe duke ngushëlluar njëri-tjetrin në Institulin e Mjekësisë Ligjore të Zamorës këtë pasdite.

Mediumet në Spanjë shkruajnë se Rute Jota ishte ajo që ka ndihmuar në identifikimin e bashkëshortit të saj. Çifti Jota i kanë tre fëmijë, ndërsa bashkë kanë qenë që kur ishin adoleshentë.

Ndërkohë, mediumet në Spanjë kanë publikuar edhe video të veturës që po largonte trupin e Diogo Jotas nga morgu.

https://x.com/atglobalwire/status/1940843919815987310