Tifozët e Liverpoolit dhe ata të Prestonit kanë kënduar vazhdimisht këngën për ish-sulmuesin portugez Diogo Jota, në ndeshjen e parë që nga vdekja e tij.
Liverpooli po luan miqësore në udhëtim te Prestoni të dielën.
Dhe nderimi për portugezin, që vdiq në aksident në orët e para të 3 korrikut bashkë me vëllanë e tij, ishte i madh.
Edhe kapiteni i Prestonit, Benjamin Whiteman, vendosi një kurorë lulesh dhe qëndroi për një minutë para tifozëve të Liverpoolit.




























